Arbër Bytyqi ka dhënë një koment për lojën e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.
Ai ka folur për lojën e këngëtarit në Kosovë dhe atë që po bën në Shqipëri.
Grimeri i njohur nga Prizreni thotë se ka ndryshuar shumë, e që ka vetëbesim të tepruar.
Tutje thekson se këtu ka qenë më real, derisa atje po jep maksimumin e tij në raport më të tjerët, pasi e di se sa i pëlqyer është jashtë.
“Gjesti ka ndryshuar goxha shumë, pak vetëbesim i tepruar po mendoj. Në Kosovë ke fytyra e tij reale, atje po më duket që po i jep shumë zor. Nuk më pëlqen”, u shpreh ai në Krejt n’debat.
Në vazhdim tha: “Ka dalë prej lëkurës së vetë, është çështje vetëbesimi. Ai ka informatë, ka ndez. Ai e jep 200 për qind atje. Kjo lojë nuk është fer sipas meje. Secilit duhet me i dhënë nga një informatë të caktuar”.
Pavarësisht kësaj, Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më të preferuar të publikut.