
Arbër Emini është kandidat i pavarur në Kllokot.
Ai ka hyrë në garë për të arritur një rezultat dhe sukses që i dedikohet shqiptarëve të Kllokotit sepse sipas tij të bashkuar mund të arrijnë gjithçka.
Emini mendon se ka një frymë pozitive për të mposhtur strukturat ilegale dhe ata politikanë serb që marrin urdhra nga Serbia.
Pasi ka marrë aprovimin edhe të partive tjera politike, Arbër Emini ndihet më rehat në garën e tij për të parin e komunës së Kllokotit.
Emini thotë se është rasti për të folur dhe udhëhequr shqip.
“E kemi rastin e mirë të flasim shqip, të mendojmë shqip, të veprojmë shqip dhe të udhëheqim shqip. Gjithçka është e mundur dhe kjo varet edhe nga vullneti i çdo votuesi shqiptar e serb, që donë ta përqafojë një kandidat me synime evropiane” tha Emini.
Emini ndryshe ka finalizuar përkrahjen nga të gjitha subjektet politike dhe tani motoja e tij është: ”Të gjithë për një, një për të gjithë, të ardhmen e shkruajmë të bashkuar jo të ndarë”.