Pas shkarkimit të Nenad Bjelicës, presidenti i bordit drejtues të Dinamos, Zvonimir Manenica, bëri të ditur se përveç Fabio Cannavaros, shumë shpejt bluve do t’i bashkohen edhe disa përforcime.
Ndër dëshirat kryesore është një yll i madh, Sebastian Haller. Ky është një qendërsulmues 30-vjeçar që luan për Leganes këtë sezon si lojtar i huazuar nga Borussia Dortmundi.
Në kulmin e karrierës së tij, pra në vitin 2019, futbollisti nga Bregu i Fildishtë (i lindur në Francë) kapte vlerën e 45 milionë eurove në Transfermarkt.
Sot, ai platformë e vlerëson atë në tre milionë euro. Dinamo ka nevojë për një tjetër qendërsulmues duke marrë parasysh dëmtimet e Bruno Petkoviqit dhe krizën e Sandro Kulenoviqit.