Sulmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha ka shënuar golin vendimtar në fitoren e Dinamos 2:1 ndaj Rijekës.
Hoxha në lojë hyri në minutën e 87-të dhe realizoi në minutën e 89-të për fitoren 2-1.
Tri xhiro para fundit të kampionatit, Dinamo udhëheq në tabelë me 75 pikë, katër më shumë se Rijeka.
Ndryshe edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Arijan Ademi luajti prej minutës së 67-të për Dinamon.