×
  • Lajme
  • Lajme

    “Arbër shihemi në Gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu” – Ramadani paralajmëron padi ndaj deputetit të VV-së

    Insajderi
    26 July 2024 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Lufta” mes Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjence, Burim Ramadani dhe Vetëvendosjes po vazhdon. Pas polemikave me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën, ka nisur edhe me deputetin, Arbër Rexhaj, shkruan Insajderi.

    Deputeti i LVV-së ka hedhur akuza të rënda ndaj Ramadanit duke thënë “Unë s’po me thonë që Burimi është pjesë e Luftës Hibride të Vuçiqit, por a po kuptoni“.

    Ndaj kësaj deklarate i ka reaguar Ramadani duke thënë se Rexhaj “merr vesh në siguri e në konceptet e Luftës Hibride bash sa pula n’telefon! “.

    Madje ai ka paralajmëruar padi ndaj deputetit të VV-së.

    Arbër shihemi në Gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu“, shkroi ai në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Deputeti Arbër Rexhaj merr vesh në siguri e në konceptet e Luftës Hibride bash sa pula n’telefon!

    Kam pështypjen se Idiotë të Dobishëm po lulëzojnë anëkënd.

    Ani shihja formulimet:

    “Unë s’po me thonë që Burimi është pjesë e Luftës Hibride të Vuçiqit, por a po kuptoni…”

    “Prej kur ishte shkarkuar nga AKI-a po duket shumë dorèshlire me “informacionet nga burime të tij”

    “… të na tregoj, kur ishin në koalicion me Radojçiqin, a i ka ngucë ndokush andej kah Ujmani? Me gjasë jo, sepse kanë shku me leje”

    Ngriteni nivelin kur doni me fol me mu!

    Me Xhelala e Arbëra veç po koriteni!

    Këta nuk dinë bre!

    P.S

    Arbër shihemi në Gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu!

    Theksojmë se gjithçka nisi pasi Ramadani lëshoi një deklaratë të padëgjuar më parë për Xhelal Sveçlën.

    Ai deklaroi se në fillim të korrikut, ministri i Punëve  Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman.

    Këtë e ka mohuar vet Sveçla përmes një reagimi në “Facebook”, gjatë ditës së djeshme./Insajderi

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark