Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviqit ka deklaruar se Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka “jaran të zemrës” zëvendësministrin e shkarkuar për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq.
Radojica Radomiroviq ishte shkarkuar në shtator të këtij viti nga ministri Nenad Rashiq me arsyetimin se ai ka pasë disa sjellje të dyshimta politike, shkruan Gazeta Insajderi.
Lulzim Hetemi ka deklaruar se me të janë shoqëruar edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Si Xhelali si Alberti, ky Arbër Vokrri e ka shumë jaran. Jaran aq shumë sa del e këndon me to nëpër kafe” ka deklaruar Hetemi në Kallxo.
I pyetur nga moderatorja se a vazhdojnë të qendrojnë ende më të edhe pas shkarkimit, Lulëzimi ka thënë se nuk e dinë.
Kush është Radojica Radomiroviq që u shkarkuar për disa sjellje të dyshimta
Më 25 maj të vitit 2023 Radoica Radomiroviq nga Leposaviqi u emërua Zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ishte uruar nga Kurti për këtë pozitë.
Një vit me vonë, pasi në krye të ministrisë u emëruar Nenad Rashiq, ka shkarkuar nga pozita e zëdhënësit të tij Radoica Radomiroviq.
Në një konferencë për media Rashiq tha se e ka liruar nga detyra sepse sipas informatave që ai ka marrë nga ministri Sveçla dhe Krasniqi, Radomiroviq dyshohej për disa sjellje të dyshimta politike.
“Sa i përket ish-zëvendësit Radomiroviq, unë jam informuar nga kolegët e mi, si ministri Sveçla dhe Krasniqi, për disa sjellje të dyshimta politike të Radomiroviqit” kishte deklaruar ai në konferecnë.
Tutje, kishte përmendur edhe përformancën e dobët të tij në punë.
“ Dhe në përputhje me performancën shumë të dobët që kam vërejtur, kam biseduar me Radomiroviqin rreth dy-tri javë më parë dhe i kam kërkuar të japë dorëheqjen, sepse në përgjithësi nuk jam i kënaqur me punën e tij”, ka thënë ministri në një konferencë të sotme për media.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2022, Radomiroviq ishte kandidat për këshilltar i Partisë së Serbëve të Kosovës në Leposaviq.
/Gazeta Insajderi/