Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia ‘huqi’ emrit të fshatit Pastasel në Rahovec, duke ia thënë si “Pasadel”.
“Do të ndërtojmë edhe shkollën në Pastadel”, tha ajo gjatë fjalimit në Rahovec.
“Ju e keni ndjerë tashmë dorën e shtetit. Ne luftuam korrupsionin si askush asnjëherë më parë. Buxhetin e kemi investuar te fëmijët dhe të rinjtë…Kemi përfunduar çerdhen për 120 fëmijë këtu në Rahovec, dhe do të përfundojmë një çerdhje tjetër për 60 fëmijë”, tha ajo.
Ministrja Nagavci ka ngatërruar emrin e fshatit Pastasel i cili ka 106 civil të vrarë gjatë kohës së luftës.
Në minutën 16:34 mund ta ndiqni gabimin e ministres Nagavci.