Arbiana Xhemajli, kandidatja e PDK-së për deputete, e cila garon me numrin 62, ka shprehur mirënjohje për kontributin e disa bizneseve.
“Muhamet Ajrullahu dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të madhe për kontributin e jashtëzakonshëm që bizneset tuaja, Arkatana dhe Profix Kosova japin për vendin tonë. Përmes punës dhe përkushtimit tuaj, jo vetëm që krijoni mundësi dhe zhvillim ekonomik, por edhe jepni shembull të shkëlqyer të vlerave dhe profesionalizmit”, shkroi ajo.
Ajo ka falënderuar edhe Demush Ramadanin, vëllanë e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, për patriotizmin.
“Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për Demush Ramadanin, vëllanë e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, për mbajtjen gjallë të frymës së sakrificës dhe patriotizmit që frymëzon brezat e ardhshëm”, tha ajo.