![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Arbiana Xhemajli, është takuar me Rininë Demokratike të Kosovës.
Xhemajli tha se me rininë e PDK’së diskutuan për angazhimin dhe ndryshimet që do të sjellin për Kosovën.
“Me Rininë Demokratike të Kosovës – Forca e së ardhmes! Sot, me energjinë dhe vizionin e të rinjve tanë, diskutuam për angazhimin dhe ndryshimet që duam të sjellim së bashku për Kosovën”, deklaroi Xhemajli.
Xhemajli bart numrin 62 në listën zgjedhore të PDK’së. Ndërkaq, PDK’ja gjendet në fletëvotim me numrin 131.