Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina mbrëmë në emisionin sportiv në Kanal10 ka dhënë një deklaratë në lidhje me sulmuesin e Spanjës, Lamine Yamalin.
Yamal shënoi një eurogol në ndeshjen ndaj Francës, duke siguruar kualifikimin në finalen e Euro 2024, shkruan Indeksonline
Shumë reagime pati në rrjetet sociale se një lojtar kosovar me moshën 16-vjeçare nuk do t’i jepej mundësia në formacionin e parë te Kosova apo te klubi.
Morina reagoi për këto komente duke thënë këto fjalë: Po thojnë se Yamali po të ishte në Kosovë nuk do t’i jepej mundësia, por gjejeni një 16-vjeçar si Yamali në Kosovë?!
Kujtojmë që Yamal mbrëmë u bë lojtari më i ri në histori që ka shënuar gol në një kompeticion si Euro.