Osman Musliu, imam i xhamisë së Drenasit, ka thënë se falja e namazit të Bajramit nga imami i Qabes në Tiranë u ka bërë të qartë komunistëve se gjithcka ka marrë fund.
“Unë mendoj që reklama në fe nuk është shumë e mirë edhe sheshi nuk është i ndaluar, sa i përket sheshit mua më pëlqen sesi bëhet në Tiranë.”
“Falja e namazit nga imami i Qabes më bëri të mendoj sesi më herët komunizmi ka ndaluar fetë, tani falen në shesh nga një imam i Qabes, me këtë iu dha një mesazh komunistëve se gjithçka ka marr fund”, ka thënë ai për Klan Kosovën.
Ai ka deklaruar se shqiptarët pa marrë parasysh besimin janë vëllezër, duke e ilustruar atë me shtrimin e iftarit për të nga një mik i tiji i krishterë.
“ Kënaqësi të madhe kam pasur kur jam ftuar në iftar nga një mik i imi katolik në një fshat të Gjakovës, tek vëllezërit e mi e kalova një kohë shumë të mirë gjëja më e mirë në këtë 33 vite si imam. Kur i them vëllezër e kam përnjëmend jo si disa që vetëm më gjuhë e thonë, unë e kam me zemër”, tha Musliu./Insajderi.com