Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kaq gjatë është pritja te Dheu i Bardhë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kaq gjatë është pritja te Dheu i Bardhë

    Insajderi
    23 July 2023 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa mërgimtarët vazhdojnë të kthehen në Kosovë, këtë verë pika më e ngarkuar mbetet ajo e Dheut të Bardhë.

    Pasditen e së dielës, sipas raportimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit tregohet se te Dheu i Bardhë pritet për të hyrë në Kosovë janë deri në tri orë, përderisa kolona në këtë pikë kufitare është 1.6 kilometra.

    Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare të Merdarës, por që nuk e kalon 30 minutëshin derisa kolonat janë deri në 150 metra.

    Në pikat tjera kufitare nuk raportohen kolona, raporton Telegrafi duke iu referuar të dhënave zyrtare.

    Të dhënat i përkasin përditësimit të orës 18:11.

    Kujtojmë që një numër i madh i mërgimtarëve shfrytëzojnë edhe trafikuan ajror për të ardhur në Kosovë e për t’i kaluar pushime vjetore.

    Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në tabelën e mëposhme të publikuar nga Ministria e Brendshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark