Ardhja në pushtet, ndërrimi i fjalëve- Si i ndryshoi Kurti qëndrimet e veta për çmimin e rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardhja në pushtet, ndërrimi i fjalëve- Si i ndryshoi Kurti qëndrimet e veta për çmimin e rrymës

    Insajderi
    05 April 2025 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri një i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte në opozitë ishte fort i shqetësuar nga rritjet e njëpasnjëshme të çmimit të rrymës.

    E Lëvizja Vetëvendosje, atëherë si opozitë, doli edhe në rrugë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    Çmimi i rrymës ishte një nga shkaqet e protestës që ndodhi para 10 vjetësh, në prillin e vitit 2015.

    Megjithatë, kur hipi në karrigen e pushtetit, ai ndryshoi mendim.

    Madje, as gjatë fushatës elektorale ai nuk e fshehu mendimin se qytetarët po paguajnë shumë pak për energjinë.

    Me Kurtin e moçëm po, e me të riun hiç nuk pajtohet në këtë temë presidentja, Vjosa Osmani, që në 4 vjet e mandatit të tij konstatoi se rritje jo që u bënë shpesh por edhe tejkaluan 100%-shin, çka shkaktoi dëme zinxhirore, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark