Ardian Krasniqi vazhdoi me fitore në boksin profesionist. Në Nuremberg të Gjermanisë, mbrëmë Krasniqi fitoi ndaj Andreas Masold.
Nipi i Luan Krasniqit qysh në raundin e dytë arriti fitore me nokaut ndaj kundërshtarit të tij.
Krasniqi me këtë fitore e mbrojti titullin kampion të Gjermanisë, “BDB Germany Light Heavy”.
Përmes rrjeteve sociale, Krasniqi ka falënderuar të gjithë të pranishmit – të cilët e përkrahen boksierin shqiptar.
Ai gjithashtu premton se këtë vit do të luftoj për titull të Evropës.
“Dje kam luftuar ndeshjen time të 9-të profesionale dhe fitova përsëri me një KO! Një falënderim i madh për të gjithë që ishin aty dhe më kanë mbështetur. Unë gjithmonë jap maksimumin dhe jam në formë të shkëlqyer. Ky vit do të sjellë titullin e Kampionit Evropian”, ka shkruar Krasniqi