Ardian Olluri i LDK-së: Legalizimi i ndërtimeve pa leje, angazhimi im si deputet i Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ardian Olluri i LDK-së: Legalizimi i ndërtimeve pa leje, angazhimi im si deputet i Kosovës

    Insajderi
    03 February 2025 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Olluri, ka thënë se ndërtimet pa leje janë një sfidë serioze që kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.

    Ai e ka cilësuar legalizimin e objekteve si një të drejtë, por edhe si një obligim ndaj qytetit dhe ligjit.

    Olluri premtoi se si deputet i ardhshëm, do të angazhohet për të adresuar këtë problem dhe për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme për qytetarët.

    “Ndërtimet pa leje janë një sfidë që kërkon zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Legalizimi i objekteve nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një obligim ndaj qytetit dhe ligjit. Unë, si deputet i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të angazhohem që kjo dukuri të zgjidhet”, shkroi ai në Facebook.

    Ardian Olluri në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 58.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark