Ardian Olluri, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së i është kundërpërgjigjur fjalimit të Albin Kurtit në Pejë duke i thënë se prapashtesa “kyhi” në fjalimin e tij është Kosova.
Olluri thotë se Kurti po e sheh fundin e vet. “Lumiri po vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës po rikthehet”, shkruan ai.
Statusi i plotë:
Le t’i tregoj dikush Albin Kurtit, që prapashtesa “kyhi” në fjalimin e tij është Kosova jonë.
Kosova, kryeministër i së cilës është tash e katër vite.
Republika të cilën nuk e njohu, e përdhosi me të gjitha institucionet e saj deri sa erdhi në pushtet.
E sot, natyrisht se e shohim këtë paraqitje të tij sepse edhe ai vet, e ka parë fundin e tij.
Lumiri po vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës po rikthehet.
LDK 124
Ardian Olluri 58