Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Olluri, ka qëndruar në fshatin Magure dhe Zllakuqan.
Olluri tha se aty diskutuan projekte të rëndësishme që do të sjellin zhvillim dhe përparim për komunitetin.
“Faleminderit banorëve të fshatit Magure dhe Zllakuqan për takimet e jashtëzakonshëm, ku mbështetja për vizionin e LDK-së u dëshmua fuqishëm. Diskutimet u përqendruan në projekte të rëndësishme që do të sjellin zhvillim dhe përparim për komunitetin, me synimin për të përmirësuar jetën e çdo banori”, u shpreh ai.