Ardian Olluri, kandidati i LDK-së për deputet, ka postuar një fotografi të ish presidentit Ibrahim Rugova, ku në atë foto ishte edhe babai i Ollurit, profesori Xhevat.
Ai tha se në ditët me të errëta te Kosovës një grup njerëzisht ndërtuan një rrugë të re një lëvizje e shpresës.
“Në ditët më të errëta të Kosovës, kur shpresa dukej e largët, një grup njerëzish me vizion dhe guxim vendosën të ndërtonin një rrugë të re. LDK-ja u bë më shumë se një parti – ishte një lëvizje e shpresës, një udhërrëfyes i lirisë dhe një frymëzim për të ardhmen. Në këtë moment historik, babai im, prof. Xhevat Olluri, qëndron pas presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Si pjesë e kësaj lëvizjeje, e cila kishtemishëruar vlerat e lirisë, tolerancës dhe humanizmit, duke dëshmuar se këto janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe demokratike. Tani më shumë se kurrë të gjithë ne duhet të qëndrojmë të palëkundur në vlerat e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Sepse këto nuk janë vetëm fjalë – janë themeli i ëndrrës sonë të përbashkët”, shkroi ai.