Ardian Shala: Banorët e Reshtanit kërkojnë ndryshim për shkak të dështimeve infrastrukturore - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ardian Shala: Banorët e Reshtanit kërkojnë ndryshim për shkak të dështimeve infrastrukturore

    Insajderi
    06 October 2025 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ardian Shala, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Reshtan, ku u diskutuan shqetësimet për gjendjen e rënduar të projekteve infrastrukturore në këtë zonë.

    Sipas Shalës, qytetarët e Reshtanit me të drejtë shprehën pakënaqësi për mënyrën se si pushteti aktual ka menaxhuar projektet themelore, duke i lënë të papërfunduara ose duke i realizuar pa plan dhe me cilësi të dobët.

    “Furnizimi me ujë të pijshëm, rrugët, kanalizimi, ndriçimi dhe shërbimet bazike nuk janë luks, por nevojë e përditshme e qytetarëve. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim,” deklaroi Shala gjatë takimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark