Ardian Shala: Më 12 tetor votojmë për ndryshim në Suharekë, një udhëheqje me duar të pastra - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ardian Shala: Më 12 tetor votojmë për ndryshim në Suharekë, një udhëheqje me duar të pastra

    Insajderi
    03 October 2025 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, ka mbajtur tubimin elektoral në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

    Shala, nga atje tha se Suhareka është gati për ndryshim dhe për një udhëheqje që punon me duar të pastra.

    “Tubimi Qëndror në Suharekë Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, u mblodhëm bashkë me qytetarët e Suharekës për të ndarë vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Energjia dhe përkrahja që mora nga ju më jep bindjen se Suhareka është gati për ndryshim dhe për një udhëheqje që punon me duar të pastra.Programi ynë është i qartë dhe i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: arsim cilësor, shërbime publike dinjitoze dhe një ekonomi që krijon mirëqenie për çdo familje. Me investime në shkolla, shëndetësi, bujqësi e turizëm, ne do ta kthejmë potencialin e Suharekës në zhvillim konkret. Më 12 tetor, së bashku do ta bëjmë realitet vizionin tonë një Suharekë që frymëzon dhe i shërben çdo qytetari“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark