Aretha Franklin në spital, e sëmurë rëndë - Insajderi
×
Kulturë

Aretha Franklin në spital, e sëmurë rëndë

Insajderi
13 August 2018 - 17:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur Aretha Franklin (76) është sëmurë rëndë, raporton AP, duke cituar burime të saj.

Ky person, i cili donte të mbetej anonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë temë, i tha agjencisë se këngëtarja ishte e sëmurë rëndë.

Këngëtarja 76-vjeçare ka anuluar koncertet e planifikuar më herët këtë vit si pasojë e shëndetit të ligë dhe është urdhëruar nga mjekët që të pushojë për dy muaj, transmeton Koha.net.

Vitin e kaluar, Franklin ka paralajmëruar planet e saja për pensionim pas lansimit të albumit të saj të ri.

Ndërkaq, ueb-faqja e showbizit, TMZ, ka raportuar se “një mik i vjetër i këngëtares ka thënë disa javë më parë që të ‘përgatiteni pasi ajo po vdes’”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark