"Argat i Vuçiqit", Berisha thotë se Rama bëri bllof për Asociacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Argat i Vuçiqit”, Berisha thotë se Rama bëri bllof për Asociacionin

    Insajderi
    02 November 2023 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me liderët evropianë në Bruksel.

    Berisha tha se Kurti e pranoi marrëveshjen, por Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë, derisa ka thënë se presidenti serb e thirri në ndihmë kryeministrin Rama.

    Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e tyre kurse Vuçiç e refuzoi atë. Por si tinzar sapo u kthye në Beograd për t’i shpëtuar presioneve si gjithnjë, shpalli zgjedhjet parlamentare për të forcuar pushtetin e tij putinist”, ka shkruar ai.

    Tutje, Berisha e quajti kryeministrin Rama argat të Vuçiqit dhe propozimin e tij e quajti bllof.

    Pas kësaj ai thirri në ndihmë argatin e tij në Tiranë, i cili si lider global i 1 prillit një javë pas takimit të Brukselit deklaroi se drafti i Asocacionit dorzuar Kurtit në Bruksel ishte ai që muaj më parë ju kishte dërguar udhëheqësve europian. Mirëpo në ate kohë draftin e tij për Asocacionin në të vërtetë e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç”, ka shkruar Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark