Mbrëmë janë kryer dy operacione, ndërkohë që sot do të operohen edhe dy pacientë të tjerë që gjenden për kurim në spitalin “Pirogov” në Sofje, pasi u lënduan në aksidentin që ndodhi në orët e hershme të ditës së djeshme.
“6 pacientë janë janë në kirurgjinë plastike, 1 në traumatologji. Të gjithë pacientë janë në gjendje stabile, u janë dhënë ndihmë psikologjike dhe dje kanë pasur intervenime të suksesshme”, tha d.r Maja Argirova.
Ndryshe, në një aksident në Bullgari kanë humbur jetën 45 persona.
Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme.
Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë. /Alsat/