Argjentina ka fituar sërish Kupën e Amerikës, në finale me Kolumbinë.
Për të mësuar fituesin e ri të Kupës së Amerikës u desh të zhvilloheshin 120 minuta. Në minutën e 112-të, golin e parë dhe të vetëm në ndeshje e shënoi Lautaro Martinez.
Ylli argjentinas, Leo Messi, u lëndua përgjatë ndeshjes për çka u detyrua zëvendësimi i tij në minutën e 66′.
Argjentina fitoi për herë të dytë radhazi Kupën e Amerikës dhe për herë të 16-të në histori të tyre.