Argjentina ka shënuar fitore ndaj Costa Ricas me rezultat 3-1, në një ndeshje miqësore.
Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Manfred Ugaldes, në minutën e 34’të. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Angel Di Maria me supergol e barazoi rezultatin. Ndërsa për golin e epërsisë së argjentinasve u përkujdes Alexis Mac Allister, në minutën e 56’.
Teksa golin e fundit dhe për vulosjen e fitoren u përkujdes Lautaro Martinez, në minutën e 77’.
Lionel Messi nuk ishte i ftuar për këto miqësore nga kombëtarja e Argjentinës për shkak të një lëndimi.
ÁNGEL DI MARÍA FREE KICK! 🇦🇷pic.twitter.com/CqKqGjNjld
— Roy Nemer (@RoyNemer) March 27, 2024