Pak kohë më parë, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, pranuan publikisht se janë në një lidhje dashurie.
E që prej atij momenti, ata janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.
Deri më tani ata kanë qenë të rezervuar me postimet nga lidhja e tyre nga pushimet në Dubai, ku janë “arratisur” së fundmi.
Së fundmi blogerja dhe moderatorja ka bërë një përjashtim ku ka ndarë një foto me personin që i ka rrëmbyer zemrën dhe krahas i ka bërë një dedikim të ëmbël.
“Ndjenja ime e preferuar”, shkruan ajo, ndërsa Graciano ia kthen shkurt dhe shumë bukur: “Të du♥”