Arian Tahiri-Faton Pecit: Mjafton me shkru emrin tënd në google dalin skandalet, s’mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arian Tahiri-Faton Pecit: Mjafton me shkru emrin tënd në google dalin skandalet, s’mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar

    Insajderi
    14 September 2025 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar – kandidatët për kryetarë komunash kanë filluar të ballafaqohen në studio televizive.

    Të dielën në ATV u përballën kandidatët për Mitrovicë, Arian Tahiri (PDK), Faton Peci (LVV), dhe Gëzim Plakolli (LDK).

    Arian Tahiri që shërben si nënkryetar i Komunës së Mitrovicës i tha Pecit se “s’mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar”.

    Peci në anën tjetër u kundërpërgjigj duke thënë “tregom çka ke bërë në Mitrovicë, çfarë ke bërë me liqen, me kontratë të qenve, me mirëmbajtje. Pse e ke shkëput kontratën për mirëmbajtje të qytetit”, tha Peci.

    Ndërkaq, Tahiri e pyeti se çka ka bërë Paci për Mitrovicën”.

    “Çka ke bërë ti, ke dhënë ka 100 mijë euro subvencione”, tha Tahiri.

    Por më pas Peci i tha se “ai nuk është as hajn e as zhvatës”.

    “E dimë e dimë”, ia kthehu me ironi Tahiri.

    Debati kaloi në personale mes Pecit dhe Tahirit, ku Tahiri i tha Pecit se “mjafton ta prekësh emrin Faton Peci në google për t’ia parë skandalet”.

    Por Peci i tha se “mos hyjë ne personale se t’i publikojë screenshot e më nuk delë kurrë në televizion”.

    “Në asnjë version unë nuk dalë keq, gjithë alë mirë”, tha Tahiri.

    Më pas, moderatori pyeti Pecin se a ka vepër penale screenshot.

    “Lërë që nuk po du me hyjë anej”, tha Peci.

    Ky i fundit kishte problem edhe me kandidatin e LDK-së, duke i thënë se “nuk po thotë se PDK-ja e ka keq”.

    Më pas Gëzim Plakolli kërkoi më shumë kohë që të flas për shkak se shumica u shpenzua në polemikat mes Arian Tahirit dhe Faton Pecit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark