Arian Tahiri hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica dhe te secili prej jush - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arian Tahiri hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica dhe te secili prej jush

    Insajderi
    13 September 2025 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, e ka hapur sonte zyrtarisht fushatën e tij.

    Tahiri ka thënë se këtë rrugëtim dëshiron ta bëjë bashkë me qytetarët e Mitrovicës, jo thjesht si kandidat dhe votues, por si bij dhe bija të të njëjtit qytet.
    Ai u ka kërkuar mitrovicasve që të besojnë tek Tahiri, ashtu siç ai beson te Mitrovica dhe te secili prej qytetarëve.

    “Sonte e hapa edhe zemrën për Mitrovicën, jo vetëm fushatën. Le ta bëjmë këtë rrugëtim bashkë, jo thjesht si kandidat dhe votues, por si bij dhe bija të të njëjtit qytet. Le të ecim krah për krah, me përulësinë dhe besnikërinë e atyre që nuk lodhen kurrë, duke i shërbyer qytetit të vet.
    Unë vij të bashkoj. Vij të dëgjoj secilin. Ta mbështes secilin. Ta respektoj secilin, pa dallim moshe, lagjeje, bindjeje apo gjendjeje. Sepse, për mua, çdo qytetar i Mitrovicës është një pasqyrë e së vërtetës që dua ta përfaqësoj.

    Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica dhe te secili prej jush.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark