Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës, festivale në çdo muaj - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës, festivale në çdo muaj

    Insajderi
    16 September 2025 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka takuar sot artistë mitrovicas.

    Tahiri ka vizituar organizatën e njohur “7 Arte”, ku ka premtuar se do të angazhohet edhe më shumë për t’u siguruar që të gjithë artistët dhe grupet kulturore të kenë mbështetje të vazhdueshme, hapësira dhe mundësi për t’u shprehur.

    Ai ka thënë se Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës, sepse festivalet dhe aktivitetet kulturore në qeverisjen e tij do të organizohen çdo javë dhe çdo muaj.

    “Në “7 Arte” takova artistë që shprehin shpirtin e Mitrovicës përmes veprave të tyre. Si Kryetar i Mitrovicës, do të angazhohem edhe më shumë për t’u siguruar që të gjithë artistët dhe grupet kulturore të kenë mbështetje të vazhdueshme, hapësira dhe mundësi për t’u shprehur. Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës, sepse festivalet dhe aktivitetet kulturore në qeverisjen time do të organizohen çdo javë dhe çdo muaj. Komuna e Mitrovicës do t’i mbështesë edhe iniciativat e reja kulturore për të krijuar mundësi të reja të zhvillimit dhe për t’i promovuar talentët e rinj. #PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark