Arian Tahiri premton unazën e brendshme dhe tri parkingje moderne në qendër të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Arian Tahiri premton unazën e brendshme dhe tri parkingje moderne në qendër të Mitrovicës

    Insajderi
    22 September 2025 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, mbrëmë ka takuar banorët e qendrës së Mitrovicës.

    Tahiri ua ka prezantuar atyre projektin e tij për ndërtimin e unazës së brendshme në qendër, e cila do ta lehtësojë trafikun dhe do ta përshpejtojë lëvizjen në qytet.

    Po ashtu, ai iu ka treguar edhe për ndërtimin e tri parkingjeve moderne për 2500 vetura në qendër të qytetit, të cilat do ta zgjidhin problemin e parkimit dhe do ta bëjnë qytetin më funksional.

    “Banorët e qendrës së Mitrovicës e duan qytetin me lëvizje të lehtë dhe jetë më komode. Projekti im për ndërtimin e unazës së brendshme do ta lehtësojë trafikun dhe do ta përshpejtojë lëvizjen në qytet. Ndërtimi i tri parkingjeve moderne për 2500 vetura në qendër do ta zgjidhë problemin e parkimit dhe do ta bëjë qytetin më funksional. Këto projekte do t’i japin qytetit energji të re dhe do ta përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së banorëve.

    PDK191

    PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark