
Kreu i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, tha se Presheva nuk ka mbajtur zi për serbët e vrarë në veri, pasi ndihet pjesë të Kosovës. Rrjedhimisht sipas tij, komuna me shumicë shqiptare nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë së Serbisë për të ulur flamurin në gjysmë shtizë.
Zhvillimet e fundit në Komunën e Zveçanit ku mbeti i vrarë një pjesëtarë i Policisë së Kosovës dhe tre terroristë serbë ka shqetësuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin.
Sipas tij, mund të ketë një “hakmarrje” nga ana e institucioneve serbe për shqiptarët e Luginës. Ai tregon se si ditëve të fundit Beogradi zyrtar ka nisur makineri të rënda ushtarake në drejtim të Jugut të Serbisë, pjesë e së cilës është edhe Presheva.
“Beogradi zyrtar çdo ditë ka aluduar në Luginën e Preshevës. Beogradi ka nisur makineri të rëndë ushtarake në drejtim të Jugut të Serbisë, pjesë e së cilës jemi edhe ne këtu. Ne nuk kemi kontroll në Luginë të Preshevës nuk e dimë kush me kë bashkëpunon. Jemi në brisk të Serbisë. Mundet më u organizuar një incident i vogël që i jep shkas Serbisë me i zhvillu politikat e saja kundër neve” është shprehur Arifi i cili aludoi edhe për mundësinë e një hakmarrjeje.