Arifi me kritika për Kurtin: 'Filmat' patriotikë që bën në KQZ dhe PZAP janë thjesht ushqim për analfabetët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi me kritika për Kurtin: ‘Filmat’ patriotikë që bën në KQZ dhe PZAP janë thjesht ushqim për analfabetët

    Insajderi
    03 January 2025 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-diplomati, Avni Arifi ka kundërshtuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për moscertifikimin e Listës Serbe.

    Arifi qëndrimet e VV-së i ka quajtur veprime të ulëta dhe mashtrime partiake.

    Postimi i plotë:

    Të ulëta, të pandershme, mashtrime dhe krejtësisht pseudopatriotike janë thirrjet e zyrtarëve të VV-së për moscertifikimin e Listës Serbe.

    Sipas ligjit, është Qeveria, dhe jo KQZ apo PZAP, që shpall partitë apo individët organizata kriminale ose terroriste. Në bazë të kësaj baze ligjore, Kurti më 27 tetor 2021 kishte vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe kompanisë AID-ar Properties për lidhjet e tyre me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah. Për njerëz të Hezbollahut Kurti mundi ta kryej vet e listën serbe po don kqz-ja me ja kry punën.

    Prej katër vitesh, VV udhëheq me Kurtin si Kryeministër dhe Albulena Haxhiun si Ministre të Drejtësisë, duke pasur shumicë parlamentare. As opozita, as mediat, dhe as shoqëria civile nuk e kanë penguar e edhe po të donin nuk do të kishin mundësi ta pengojnë Kurtin që të sanksionojë këdo nga lista Serbe. Mosveprimi i tij dhe akuzat e tij të tanishme, si dhe “filmat” patriotikë që bën në KQZ dhe PZAP, janë thjesht ushqim për analfabetët dhe asgjë më shumë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark