×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arifi për paratë e Qeverisë të ndara në Luginë: Më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, u vodhën brutalisht

    Insajderi
    30 December 2022 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës një javë më parë ka ndarë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

    Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili thotë se se një pjesë e parave kanë shkuar te Partia për Veprim Demokratik.

    Arifi theksoi se i vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, sipas tij, për vjedhjen që po u bëhet.

    “Meqë kam thënë e përsëritur disa herë se PVD është sinonim i korrupsionit në Luginën e Preshevës, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur buxhetin e Republikës së Kosovës duke ndarë plaçkat me lajkatarët dhe servilët e tyre”, ka shkruar Arifi në rrjetin social Facebook.

    “Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën e Preshevës”.

    Për këtë kanë reaguar edhe kryetarët e partive shqiptare në Luginë të Preshevës, të cilët i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës me një reagim.

    No description available.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark