Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka thënë se opozita nuk duhet të ngutet me kërkesën për zgjedhje nacionale.
Këtë vlerësim ai e ka nxjerrë duke i parë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Drenas.
“Zgjedhjet në Drenas po tregojnë se opozita nuk duhet të ngutet me kërkesa për zgjedhje nacionale”, ka shkruar ai në facebook.
Ai ka thënë se, sa më shumë që po udhëheq koalicioni PDK-LDK, as më mirë po i njeh populli.
“Çdo ditë që koalicioni qeverisës LDK-PDK udhëheq me Kosovën aq më mirë po i sheh dhe po i njeh populli”, ka shtuar ai.
“Kosova përnjëmend paska pas nevojë për koalicionin LDK-PDK”, ka përfunduar ai.
Në fakt, edhe partia prej nga vjen Avni Arifi (AAK), vazhdimisht ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, me arsyetimin se kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin./Insajderi.com