Autoritetet në Kaliforni thanë se një ari i vetëm ishte përgjegjës për pesë vjedhje në një periudhë dy-orëshe.
Departamenti i Policisë së Sierra Madre konfirmoi se oficerët iu përgjigjën raportimit të një lagjeje verilindore ku një ari kishte hyrë në katër shtëpi dhe një garazh.
“Ishte një ari shumë i sjellshëm,” tha njëri nga banorët.
“Sapo hapi frigoriferin, mori pulën time të paketuar”, shtoi ai./Telegrafi