Një vizitor aspak të rëndomtë e kanë pasur shansin ta kenë banorët e fshatit Krevenik në Hanin e Elezit.
Dikush nga banorët e ka parë këtë ari duke ecur rrugës ku qarkullojnë vetura dhe këmbësorë dhe e ka fotografuar.
Duket sikur i ftohti i këtyre ditëve ka bërë që edhe ariu të zhvendoset nga malet, ndoshta në kërkim të ushqimit.
Shpresojmë që njerëzit të mos jenë ushqimi i tij.