Arjola Demiri flet për periudhën e vështirë të Beatrix Ramosaj pas ‘Big Brother’ - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arjola Demiri flet për periudhën e vështirë të Beatrix Ramosaj pas ‘Big Brother’

    Insajderi
    25 March 2025 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja Arjola Demiri ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’ në edicionin e parë.

    Ajo së fundmi ishte pjesë e emisionit “N’krejt debat” e cila tregoi për vështirësitë që përjetoj pas përfundimit të ‘Big Brother’.

    “Populli pas daljes nga Big Brother sado që të ka dashur edhe e zbeh dashurinë që ka për ty vetëm për faktin që të njeh mirë në të gjitha anët e tua, të mira të errëta, negative më pozitive. Fillojnë e zbehin interesin për ty”, u shpreh ajo.

    Mes tjerash ajo tregoi edhe për Betarix Ramosaj e cila e përjetoj rëndë këtë eksperiencë sa që vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të jetoj në Amerikë.

    “Trixa është një njeri shumë i ndjeshëm. Duke marrë parasysh se nëna e ka rritur si lule mos më prek. Me thënë të vërtetën. E gjithë ajo trysni, ai presion, akuzat komentuesit njerëzit që e bombarduan Trixën në një mënyrë të frikshme saqë i kanë thyer xhamat e makinës kanë shpuar gomat, mendoj që deri diku ka qenë shumë e padrejtë”, theksoi ajo.

    “Komentuesit dhe njerëzit kanë qenë jashtëzakonisht agresiv. Mendoj që një nga arsyet kryesore për të lënë Shqipërinë e për të ikur në Amerikë ka qenë kjo trysni e frikshme ndaj Trixës, familjes së Trixës, e gjithë rrethit të saj”, tha ndër të tjerash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark