Ditët e fundit, protagonisti më i zhurmshëm i “Përputhen” ka qenë Arjon Luli.
Kjo për shkak të një fotografie që ai e publikoi në rrjete sociale, ku shfaqet në shtrat me Anën, andaj që atëherë të dy janë të pezulluar për momentin nga emisioni.
Reagimet lidhur me këtë fotografi janë të shumta, si nga konkurrentët ashtu edhe nga ana e publikut.
Arjoni ka pranuar shumë kritika, por ka edhe persona që e mbështetën ata publikisht, siç ishte ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj.
Edhe kjo e fundit para pak ditësh ‘trazoi’ ujërat me disa fotografi, me të cilat tentoi të nxirrte fakte rreth protagonistëve që gjenden në ‘Përputhen’.
Mbrëmjen e sontme, dyshja janë takuar dhe ishte Arjoni ai i cili publikoi një fotografi në shoqëri të Shqipes, ku të dy duken shumë të afërt.
Se a janë duke e përgatitur ‘bombën’ e radhës këta dy protagonistë, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.