Laureati i Nobelit për Letërsi për vitin 2016 kishte mbajtur të fshehur një arkivë me punët e ditëve të para si artist, ndërsa studiuesit e jetës së tij thonë se kjo do të ndryshojë edhe qasjen e studimit për “mjeshtrin”.
Për vite me radhë, studiues që janë marrë me Bob Dylan kanë përmendur një fletore të vogël, që është parë vetëm nga disa njerëz. Në këtë fletore shënimesh, mjeshtri Dylan ka shkruar tekstet e albumit të tij të vitit 1975 të quajtur “Blood on the Tracks”.
Por, ajo fletore del të jetë pjesë e një trini. Të vendosura në një muze janë edhe dy fletore të tjera shënimesh të atij albumi – të panjohura për njerëz që janë jashtë rrethit të Dylanit – përmes së cilave mësohet edhe më shumë se si Dylan ka shkruar disa prej këngëve të tij më të famshme, shkruan New York TImes.
Është spekuluar për kohë të gjatë se Dylan ka fshehur diku një arkivë më të gjerë me punën e tij. Por, tashmë është bërë e ditur se ai ka mbajtur disa prej punës së tij të para që datojnë prapa tek ditët e tij të para si artist, përfshirë tekste këngësh, incizime, filma e fotografi.
Ajo arkivë, që në përbërje ka rreth gjashtë mijë materiale, është siguruar së fundi nga një grup institucionesh në Oklahoma me vlerë prej 15 deri në 20 milionë dollarë. Kjo arkivë pritet të bëhet burim për studime të mëtutjeshme akademike.
Gazeta e mirënjohur amerikane New York Times i ka bërë një analizë kësaj arkive, dhe është e qartë se ajo është më e gjerë dhe pasur se sa disa ekspertë të veprës së Dylan kanë menduar.
“Do të nxitë një fillim të ri se si njerëzit e studiojnë Dylan,” ka thënë Sean Wilentz, ka thënë një historian në Pricenton, që është autor i libri “Bob Dylan në Amerikë.”
Arkiva është blerë nga Fondacioni George Kaiser dhe Universiteti i Tuslas ndërsa tani është dërguar në Oklahoma, shtëpi e Woody Guthrie, idoli i hershëm i Dylan. Pas dy viteve të ndarjes e digjitalizimit të arkivës, materiali do të vendoset në Tusla, afër një kopje të rrallë të Deklaratës së Pavarësisë.
Vetë Dylan ka shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen që veprat e tij dot ë vendosen këtë vend dhe përkrah idolit të tij.
Materiali mundëson vështrim gjithëpërfshirës në procesin e punës së legjendës nga çdo fazë e karrierës së tij.
Në klasiket e vitit 1960-ta mund të shohësh edhe njolla nga kafeja që është derdhur në këto letra.
“Dylan është një artist puna e të cilit ka qenë po aq private sa jeta e tij personal,” thotë profesori i historisë.
Qasja në materialet do të jetë e kufizuar, por zyrtarët e Universitetit thonë se do t’i ofrojnë materialet tek studiuesit seriozë./Insajderi.com