×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Arma kundër dronëve

    Insajderi
    29 November 2016 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania australiane DroneShield ka prezantuar armën portative anti dron. Ajo konsiderohet si një masë kundër dronëve që fluturojnë atje ku nuk duhet. Por DroneGun thotë se nuk dëshiron të rrëzojë në tokë këta ‘avionë pa pilotë’.

    Sipas prodhuesve të saj, qëllimi është kthimi në mënyrë vertikale në tokë, apo rikthimi i dronit andej nga ishte nisur.

    Arma peshon 6 kilogram, dhe ka një rreze prej plot 2 km, duke përdorur përmasa të ndryshme rrezesh.

    Këto përmasa përfshijnë bandën e frekuencave 2.4 gigahertz dhe 5.8 gigahertz, si dhe GPS dhe GLONASS, sistemin rus të navigimit satelitor. Bateria e saj reziston për dy orë. DroneGun është pjesa e teknologjive anti dronë të DroneShield, dhe është ndër të paktët që i bën dronët të paoperueshëm.

    Më herët, kompania ishte fokusuar në ofrimin e dektetorëve të dronëve, nëpërmjet sensorëve akustik.

    “Ne regjistrojmë zhurmat në një zonë të veçantë, heqim zhurmat e sfondit nëpërmjet patentës teknologjike, dhe identifikojmë se çfarë lloj droni është”, thotë kreu i DroneShield, James Walker, për Mashable.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark