Armatimi që u kap në veri, Sveçla e Hoxha dalin sot në konferencë për media - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Armatimi që u kap në veri, Sveçla e Hoxha dalin sot në konferencë për media

    Insajderi
    24 June 2023 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media.

    Konferenca sipas njoftimit ka të bëjë me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.

    Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake. Në konferencë pritet të marrë pjesë ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së z. Gazmend Hoxha”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark