Policia e Kosovës ka arrestuar një person lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri që ndodhi javën e kaluar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
“Arrestimi i personit të dyshuar: H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit”, njoftoj policia.
Aty janë sekuestruar:
– një armë e gjatë AK-47
– një revole
– një granatë dore
– një thikë etj.
Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur me 13.06.2024.
Gjithçka thuhet se nis pas një mosmarrëveshje, mes të dyshuarit me disa persona.
I njëjti sipas raportuesit të rastit, bëhet me dije se e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.
I njëjti bëhet me dije se e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.
Vepra nga policia është cilësuar si vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe posedim i narkotikëve.