Armend Muja shpall fitoren e Vetëvendosjes në Mitrovicën Veriore dhe në Leposaviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Armend Muja shpall fitoren e Vetëvendosjes në Mitrovicën Veriore dhe në Leposaviq

    Insajderi
    23 April 2023 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i VV-së, Armend Muja njofton se kandidati i tyre për kryetar të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka fituar mbi 65% të votave.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunen Veriore të Mitrovices!” ka shkruar Muja.

    Në Mitrovicën Veriore kanë votuar gjithësej 837 votues ose 4.62%.

    Po ashtu, Muja ka shpallur fitoren e partisë së tij edhe në komunën e Leposaviqit ku votuan 141 votues, 1.06 %.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Lulzim Hetemi fiton mbi 70% të votave në Komunen e Leposaviqit”.

    Një ditë më parë, Muja ka vizituar Mitrovicën Veriore së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark