Armend Zemaj akuzon Qeverinë: I hapën korridor Radoiçiqit për të ikur me duar në xhepa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj akuzon Qeverinë: I hapën korridor Radoiçiqit për të ikur me duar në xhepa

    Insajderi
    10 September 2025 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka qenë kritik ndaj Qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.

    Në emisionin “DPT te Fidani”, ai ka thënë se Milan Radoiçiqit, të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë, i është krijuar mundësia për t’u larguar nga Kosova nga pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Ky zotëria dhe këta po të kishin vullnet, Milan Radoiçiqi do të ishte në burg dhe do të ishte duke u zhvilluar gjykimi ndaj tij siç po zhvillohet edhe ndaj të tjerëve”, tha Zemaj.

    “Ata e kanë lejuar, e kanë krijuar korridorin për të dalë me duar në xhepa. Në natën e parë kur i ka pasë duart e lira policia ata janë ‘sakatuar’, të nesërmen ai është larguar. Kur është marrë vesh krejt çfarë ka ndodhur, ai është larguar nga Kosova”, shtoi ai.

    “Këta janë ata që janë në pushtet, ata që po shkojnë në veri për të bërë sfilata, ata që marun duke u larë tek ai bazenti. Këta janë përgjegjësit”, deklaroi Zemaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark