Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuara nga Katari, për një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës vazhdojnë.
Sipas raportimeve, marrëveshja që po diskutohet aktualisht përfshin lirimin e rreth 50 shtetasve izraelitë në këmbim të një armëpushimi tre-ditor.
Sipas një zyrtari të njohur me negociatat i cili foli për Reuters, palët izraelite dhe palestineze po diskutojnë në Doaha mundësinë që Izraeli të lirojë disa grad he fëmijë që po mbahen në burgjet izraelite, si dhe rritjen e ndihmes humanitare në Rripin e Gazës.
Sipas raportit, Hamasi ka rënë dakord me kushtet në përgjithësi, ndërsa Izraeli ende po shqyrton disa detaje.
Në bisedime merr pjesë edhe SHBA.