Armëpushimi, Hamasi liron edhe 11 pengje izraelitë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Armëpushimi, Hamasi liron edhe 11 pengje izraelitë

    Insajderi
    27 November 2023 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli ka konfirmuar se 11 pengje të tjerë janë liruar nga Hamasi.

    Të njëmbëdhjetë personat po dërgohen në territorin izraelit me Kryqin e Kuq, shkruan Sky News.

    Në mesin e tyre janë nëntë fëmijë dhe dy gra, të cilët janë mbajtur peng në Gaza për 51 ditë.

    Ata do të shkëmbehen me 33 palestinezë, gjithashtu gra dhe fëmijë, sipas Hamasit dhe ministrisë së jashtme të Katarit.

    Mes Izraelit dhe Hamasit, u ra dakord që armëpushimi të zgjasë edhe dy ditë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark