Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi sonte, pengjet kthehen në Izrael deri të hënën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi sonte, pengjet kthehen në Izrael deri të hënën

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe terroristëve të Hamasit do të hyjë në fuqi të enjten mbrëma, pasi lajmin e madh për nënshkrimin e fazës së parë të planit për paqe e dha presidenti Donald Trump

    Marrëveshja e armëpushimit, që parasheh lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e forcave izraelite nga një pjesë e Gazës, do të hyjë në fuqi sonte pas ratifikimit të marrëveshjes nga qeveria izraelite.

    Pas miratimit të armëpushimit nga ana izraeliet, do të fillojë një periudhë 24-orëshe në të cilën vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, raporton Jerusalem Post.

    Në momentin që kjo periudhë mbaron, atëherë terroristët e Hamasit do t’i kenë 72 orë për ta përmbushur pjesën e tyre të marrëveshjes, pra kthimin e të gjitha pengjeve, të gjalla e të vdekura.

    Presidenti Trump njoftoi pas mesnatës se marrëveshja ishte arritur dhe se kjo është një ditë e madhe për të gjithë. Ky armëpushim erdhi fiks dy vjet pas barbarizmit të terroristëve të Hamasit më 7 tetor 2023, kur hynë në Izrael e masakruan mbi 1 mijë e 200 njerëz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark