"Armiku edhe ujku nuk flejn"- Valon Syla kishte paralajmëruar arrestimin e Molliqajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Armiku edhe ujku nuk flejn”- Valon Syla kishte paralajmëruar arrestimin e Molliqajt

    Insajderi
    01 February 2022 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka thënë në njëfarë mënyrë e kishte paralajmëruar arrestimin e Dardan Molliqaj mbrëmë në emisionin Pressing.

    Syla thotë se mbrëmë është kritikuar edhe nga anëtarët e familjes së ngushtë, por që e ka ditur kur ka thënë se qëllimi i PSD-së është viktimizimi.

    “Mbramë bërtita në T7, edhe më kritikuan… madje edhe familja e ngushtë. Por ju thash që qëllimi i PSD është me dalë kaçak, jo interesi i qytetarëve dhe rritjes së energjisë elektrike…Ikni tash, se misioni i PSD është viktimizimi dhe faktorizimi si opozitë…”, tha ai.

    Tutje ai tregoi pse nuk del në debate me anëtarë të PSD-së, duke marrë si analogji marrjen pjesë në cirk të tigrit e luanit, por jo edhe ujkut.

    “Ky Dardan Molliqaj kaçak se i ra shpullë policit. Për ata si boj kuorum, në debate. Ujku, tigri edhe luani janë shtazë të egra. Por, luani dhe tigri shpesh herë bëhen pjesë e cirkusit… por ujku jo. Armiku edhe ujku nuk flejn”, përfundoi ai.

    Postimi i plotë:

    Mbramë bërtita në T7, edhe më kritikuan… madje edhe familja e ngushtë. Por ju thash që qëllimi i PSD është me dalë kaçak, jo interesi i qytetarëve dhe rritjes së energjisë elektrike…Ikni tash, se misioni i PSD është viktimizimi dhe faktorizimi si opozitë…Ky Dardan Mollqiaj kaçak se i ra shpullë policit. Për ata si boj kuorum, në debate.Ujku, tigri edhe luani janë shtazë të egra. Por, luani dhe tigri shpesh herë bëhen pjesë e cirkusit… por ujku jo.Armiku edhe ujku nuk flejn.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark