Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin.
Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve, pasi çifti vendosi të mos ftonte Laertin dhe Rozanën. Ata kanë treguar arsyet e tyre, duke i cilësuar dy banorët si “armiq”. Laerti tha se me Loredanën nuk ka asnjë problem, por me Jozin marrëdhënia e tij u prish nga Valbona.
Rozana nga ana tjetër u shpreh se Loredana dhe Jozi janë me dy fytyra, pasi kanë dhënë arsye të ndryshme atë ditë dhe mbrëmjen e sotme.
Jozi: Për Rozanën, është tradhtia që më ka bërë. Më ka thënë me atë pabesinë e saj, e them me dhimbje, më ka ngulur thikën. Kështu ma ka bërë Rozana dhe nuk doja që të ishte pjesëmarrëse në dasmën time. E kuptoj mungesën e atmosferës që do krijonte por… Laerti u mundua të hapte plagë të vjetra prandaj, armiku nuk ftohët në dasmën time. Vendimin e mora për shka të asaj që ndodhi një natë më parë, falenderoj Loredanën se nuk e vendosi në dyshim.
Loredana: Ne kemi patur një bisedë të hskrutër që Jozi më tha që nuk i dua në dasmë dhe unë i thahsë i dua por kuptova çfarë gjërash më ka bërë dhe nuk e doja në dasmë as unë. Rozana nuk më është afruar asnjëherë, më ka bullizuar. Sa herë kemi pasur debate ka përdorur armë të ndryshme bullizimi ndaj meje, imitime, përqeshje, edhe mbrëmë e ka bërë atë. Laerti sapo kishte hapur një plagë të vjetër, e përdoru për të më sulmuar, babi dhe një çështje tjetër.
Laerti: Nuk është në traditën e shqiptarit të mos ftojë njerëz në dasmë dhe që të mos falë, për dasmë i hapim derën dhe amrikut. Jozi nuk i di mirë traditat. Ka probleme kujtese, se i futet dhe del shejtani. Mëngjesin e asaj dite Loredana po kërcente me mua. Nuk kemi asnjë problem. Jozi ishte duke bindur Valbonën të vinte në darkë me mua, ishte shok e mik. Pasi Valbona më tha jo, ai erdhi dhe më kërcënoi dhe patëm një debat që për pak përshkallëzoi në debat fizik. Unë jam burrë i poshtër që nuk puth njeri me zor, që nuk shkoj me 500 femra dhe që i thashë pse nuk respektove atë burri ne huaj. Unë Lorit i kam thënë që nuk më ke armik, dhe ti vetë i kë thënë vajzave se ndjen presion që ai nuk të lë të bësh lojën tënde. Unë atë burrë fisnik do e respektoj se vendos veten në vendin e atij kur të them që nuk po bën lojën tënde.
Rozana: Tani ka dy anë medaljeje. Ajo që Jozi dhe Lori thanë ditën e dasmës dhe atë që thanë sot. Atë ditë thanë për moshën, dhe tjetra Loredana tha që e kam nominuar. Sa i përket faktit që Jozi thotë se më ka armike, unë dua t’i kujtoj fjalën që më ka thënë, fjalën më të rëndë, dhe unë e fala për atë fjalë. Jo që nuk është tërhequr nga ofendimet por ka vazhduar me vajzat në këtë shtëpi.
Loredana: E kupton se çfarë më ke bërë ti mua? Rozana tha nuk më intereson dasma dhe pastaj ishte duke bërë plane si ta shkatërronte dasmën.
Rozana: Unë prishje të dasmës nuk kam planifikuar, mund ta konfirmojnë Livia, Egli e të tjerë. Këta janë ndryshe gjatë qëndrimit në shtëpi e ndryshe në Prime. Kanë dy fytyra.
Në ndërkohë kundër kësaj dasme ishte edhe Gjesti i cili tha se “nuk ka puls” mes tyre.
“Loredana është tut që po martohet perime i tha vendosma unazën në gishtin e djathtë”, tha ai.