Armiqët lehtësisht do të mund të prishin punë me investitorët e mundshëm që kryeministri Albin Kurti mund t`i ketë takuar në Greqi, e që të mërkurën tha se po i mbanë të fshehur. Lista e pjesëmarrjes së tyre nuk është e vështirë të gjindet, kjo veç se është publike. Gazeta Insajderi sjell disa nga emrat e biznesmenëve me të cilë ka mundur të takohet e flas kryeministri
Të mërkuren kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli pak për vizitën e tij të fundit disa ditore në Greqi.
Tha se qëndrimin në vendin që nuk e njeh Kosovën shtet, në Greqi e ka shfrytëzuar më së shumti për takime me biznesmenë për çështjen e invesitimeve.
“Edhe më shumë sesa për takime politike, për çështjen e investimeve e kam shfrytëzuar këtë qëndrim në Greqi në këto dy konferenca, ku ka pasur edhe shumë biznesmenë”, tha ai.
Tha se në fushen e investimeve të huaja ai bën shumë përpjekje të shumta por se këto nuk nuk i bën publike. E arsyeja që ai spo i bënë publike emrat e investitorëve të huaj, tha se është për shkak të armiqëve.
Shtoi se “armiqtë që nuk janë të paktë” do të mund t’i prishin punë Kosovës.
“Nëse këto do të publikoheshin, s’do mend se shumë kollaj, prej armiqëve jo të paktë të Kosovës do të mund të kontaktoheshin ata dhe më pastaj ta nxijnë imazhin e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta vënë në hezitim një investitor të ardhshëm”, tha ai.
Por lista se kush ishin pjesë marrës në tryezën e 26 të The Economist veç se dihet, shkruan Gazeta Insajderi.
Aty lehtësisht gjenden se kush ishin biznesmenët me të cilët ka mund të takohet e të flas kryeminitri Albin Kurti.
Kurti mund ta ketë takuar ndoshta biznesmenin George Alexopoulos, që është Anëtar Ekzekutiv i BD, Grupi i Kompanive Hellenic Petroleum.
Tassos Anastasiou, Drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë së Sigurimeve Ethniki. Makis Antypas CEO-n e Viva Bank dhe bashkëthemeluesin e Viva Wallet.
Kryeministri mund të jetë takuar edhe me Ezat Azemin, Drejtorin e Përgjithshëm të Roche Hellas, apo ndoshta edhe me Leonidas Bakouras, Drejtorin e Përgjithshëm të EDA THESS.
Lista e biznesmëve që mund të ketë takuar Kurti por që po e mban sekret mund të përfshije edhe biznesmenët Aristotelis Chantavas, Shefi i zonës së Evropës, Enel Green Poëer (EGP), Pavlos Mylonas CEO i Grupit NBG, Petros Souretis CEO i Intrakat, Greg O’Hara Themelues dhe drejtor i lartë menaxhues, Certares.
Në këtë tryezë, për veç këtyre emrave të biznesmenëve pjesëmarrës në listë gjenden edhe biznesmenët, Nikos Stathopoulos Partneri menaxhues i BC Partners, Stavros Konstantas CEO i Kompanisë së Sigurimeve Ethniki, apo ndoshta edhe me Evangelos Mytilineos Kryetar dhe CEO i Mytilineos etj.
Por përveç pjesëmarrjes në tyrezën e 26 të The Economist, kryeministri Albin Kurti mori pjesë edhe në Simpoziumin Symi, që është një mbledhje vjetore e filozofëve botërorë e që ndjekin traditën e filozofëve të lashtë grekë, ku gjasat të ketë takuar ndonjë biznesmen janë të vogla. /Gazeta Insajderi